[wp-story]

Lajme

Ky është personi i dytë që vdiq nga të shtënat në Lagjen e Spitalit

Ky është personi i dytë që vdiq nga të shtënat në Lagjen e Spitalit
19:27 | 05 Shtator 2019

Mefail Rafuna, 47-vjeçar është personi i dytë i cili ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Rafuna nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga armët e zjarrit. Ai ishte duke u trajtuar në QKUK për tri orë të tëra, por përkundër kësaj Rafuna nuk u ka shpëtuar plagëve.

Ndërkohë, nga QKUK është konfirmuar për Sinjalin se ka ndërruar jetë personi i dytë.

“Po ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetoi”.

Ndërkohë orë më parë kishte ndërruar jetë personi tjetër Bashkim Mehmeti, ndërsa viktima e dytë e këtij incidenti është Mefail Rafuna.

 

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera