×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ky është numri i qytetarëve që kanë aplikuar për 10 përqindshin e “Trustit”

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Për 4 muaj, nga 11 dhjetorit i vitit 2020 e deri më 6 prill të vitit 2021, për tërheqje të 10 përqindëshit në Trustin Pensional i Kosovës kanë aplikuar 427 mijë e 371 qytetarë.

    Tërheqja e mjeteve nga Trusti ishte paraparë në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Jeton Demi, zëdhënës i Trustit tha se procesi i tërheqjes më përjashtim të disa problemeve teknike në ditët e para ka shkuar mirë, ndërsa bëri të ditur se në ditën e parë për vetëm 8 orë, kanë aplikuar 220 mijë kontributdhënës.

    “Ato pak telashe, vështirësi teknike në fillim për 30-40 minuta janë tejkaluar dhe vetëm ditën e parë për diku 8 orë kanë aplikuar rreth 220 mijë kontribuues dhe vetëm gjatë dhjetorit kanë aplikuar rreth 398 mijë kontribuues. Deri më datë 6 prill kur edhe ka përfunduar afati i aplikimit numri total shkoi në 427 mijë e 371 aplikime”, tha ai.

    Demi ka treguar se numri më i madh i aplikimeve  ka qenë ai i kategorisë nga  1 000-2 000 euro, ku kanë aplikuar 95.3 për qind e kësaj kategorie.

    “Kontribuuesit me bilanc mbi 1000-2000 euro është kategoria që kanë aplikuar më së shumti, janë 95.3 për qind e aplikuesve  të kësaj kategorie nga numri 43 mijë e 851 kontribues që mund të aplikonin kanë aplikuar 41 mijë e 779 persona dhe janë kategoria që kanë tërhequr më së shumti mjete. Ndërsa në vlerë mbi 500-1000 euro kanë tërhequr rreth 53 milionë euro dhe janë mbi 95 për qind e kësaj kategorie që kanë aplikuar për tërheqje”, tha ai, për EO.

    Demi si vështirsi  ka përmendur të dhënat që kanë pasur kontribuuesit në raport me bankat, por ka thënë se asnjë rast nuk kanë në proces që ka aplikuar e të cilit nuk i është gjetur zgjidhja.

    “Vështirësitë kryesore që nuk kishin të bënin me platformën tonë të aplikimit kishin të bënin me raportet që kontribuuesit i kishin me bankat, me mirëmbajtjen e llogarive të tyre bankare dhe faktin që ligji e kishte parashikuar ato kushte ligjore që një person nuk mund të aplikojë me llogari as të biznesit as të dikujt tjetër, por me llogari personale aktive dhe pa ndonjë kufizim i cili bie ndesh me këto rregullime ligjore qoftë edhe të valutës pasi kemi pasur llogari të shënuara me valutë dollar që në sistemin tonë ka qenë e përcaktuar që duhet të jenë euro. Të gjitha këto vështirësi janë tejkaluar shpejt dhe nuk kemi asnjë rast të ngelur në proces të aplikimit i cili nuk ka gjetur zgjidhje në kohë”, tha ai.

    Demi ka bërë të ditur se në bazë të ligjit askush s’ka mundur të aplikojë për tërheqje të mjeteve pas datës 6 prill.

    Qeveria e Kosovës në kuadër të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike kishte mundësuar tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve, si dhe rimëburësimin për tërheqje nën shumën 1 000 euro.

    Sipas ekspertëve  të ekonomisë tërheqja e mjeteve nga Trusti ndonëse ka qenë e mirëseardhur mjetet kryesisht kanë shkuar në konsum./Front Online/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.