×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri i personave të infektuar me Covid-19 që do të votojnë nesër në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgtitjes së zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen nesër, e diel, në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar  për aktivitetet që kanë mbetur të kryhen nga ky institucion deri në hapjen e vendvotimeve, të dielën në orën 07:00. KQZ

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor. Sipas planifikimeve me Planin Operacional ka mbetur që gjatë ditës së shtunë të bëhet rregullimi i qendrave të votimit. Ndërsa, të dielën në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dërgimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Natyrisht se për KQZ-në këto zgjedhje janë më ndryshe nga herat e kaluara, pikërisht për faktin se organizohen në kohë pandemie, prandaj KQZ-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse”, tha Elezi.

    Elezi ka bërë të ditur për kp edhe numrin e qytetarëve të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe për shkak të masave kufizuese nuk do të munden që të shkojnë në vendvotime.

    “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka kontaktuar me qytetarët me të drejtë vote nga komuna e Podujevës të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me COVID-19. Janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëizëse që ditën e diele do t’i dërgojmë në adresat e këtyre votuesve. Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona dhe shumë prej tyre deri më tani kanë shprehur vullnetin për të votuar. Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”, tha Elezi.

    Sipas KQZ-së, numri i vëzhguesve të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në këto dy komuna është rreth 1 mijë e 700 vëzhgues. Numri më i madh i tyre përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, pastaj nga organizatat jo-qeveritare vendore si dhe nga mediat vendore e ndërkombëtare.

    KQZ ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit./FrontOnline/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.