[wp-story]

Lajme

Ky është kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate

Ky është kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate
11:03 | 05 Shtator 2019

Shkodran Imeraj, aktualisht kryetar i Degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan, njëherësh Shefi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë – Prishtinë, është kandidat për deputet në listën e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Për këtë kandidaturë kanë vendosur njëzëri strukturat e degës së Deçanit të Nisma Socialdemokrate, njofton Imeraj.

Imeraj, është autor i tri monografive shkencore, si dhe i shumë punimeve e trajtesave shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu, këto ditë libri i tije “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, botim ky i Institutit të Historisë – Prishtinë, është përkthyer në gjuhën bullgare nga Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetit e Sofjes.

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera