Subjektet politike kanë filluar të përpilojnë listat për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Secila parti në komunat e vendit po mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku me vota po zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre që do të jenë kandidatë për deputetë, shkruan FrontOnline.
E, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Komunën e Drenasit ka propozuar vetëm një kandidat për deputet.
Bëhet fjalë për Veton Gashin i cili është edhe profesor I matematikës në gjimnazin e Drenasit./FrontOnline/