[wp-story]

Lajme

Ky është i propozuari i LDK-së për President

Ky është i propozuari i LDK-së për President
15:37 | 11 Janar 2020

Lidha Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime të Kosovapress brenda LDK-së, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’i jap këtë ministri LDK-së.

Përndryshe, gjatë javës që vjen pritet të vazhdojnë takimet LDK-VV.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera