[wp-story]

Kronika

Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje

Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje
15:21 | 10 Gusht 2019

Policia ka arrestuar të gjithë pjesëtaret e grupit të dyshuar për përfshirje në grabitjen e armatosur në Shtime.

Në këtë ngjarje kishte mbetur i vrarë në vend Fehmi Gashi, ndërsa tre të tjerët ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, natën kur ndodhi grabitja.

Sinjali dje ka raportuar se fillimisht ishte arrestuar A.T në lagjen “Dardania” në Prishtinë ndërsa sot është arrestuar edhe vëllai i tij A. T. (emra të njohur për redaksinë)

Nuk ka kaluar shumë kohë, gjatë ditës së sotme, forcat e rendit kanë prangosur edhe personin e tretë dhe të fundit të grupit me inicialet A. M. (emër i njohur për redaksinë)

Sinjali sjell ekskluzivisht fotografitë e tre të dyshuarve për vjedhje.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera