[wp-story]

Lajme

Ky është aderimi më i ri në Vetëvendosje

Ky është aderimi më i ri në Vetëvendosje
13:47 | 06 Shtator 2019

Valdet Januzaj është anëtari më i ri që i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimin të tij në facebook, është shprehur duke thënë se Kosova ka nevojë për njerëz si Valdeti që janë të gatshëm të kthehen e të investojnë këtu.

“Valdeti ka vendosur që kontributin më të madh për Kosovën ta jap pikërisht përmes angazhimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku edhe zyrtarisht u anëtarësua. E mirëprita bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Istog, Agron Avdijaj. Kosova ka nevojë për njerëz si Valdeti që janë të gatshëm të kthehen e të investojnë këtu, por edhe për Lëvizjen tonë, qeverisja e së cilës do të krijojë lehtësime për investime të mërgatës në Kosovë” ka shkruar Kurti.

Mërgimtari me prejardhje nga Istogu, që nga viti 1991 ka jetuar në mërgim, ku më pas është kthyer në Kosovë.

“Valdet Januzaj me prejardhje është nga Istogu, por që nga viti 1991 ka jetuar në mërgim. Në vitin 2000 Valdeti përfundoi studimet në kirurgji dentare pranë Institutit Karolinska në Stockholm, i cili njihet si qendër botërore për studime dhe hulumtime në shkencat mjekësore. Gjatë kësaj kohe ka qenë kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve “Iliria” si dhe është angazhuar në Zyrën e Kosovës për Skandinavi, me seli në Stockholm” përfundon Kurti.

 

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera