[wp-story]

Lajme

Ky do të jetë anëtari i ri i LDK-së në KQZ

Ky do të jetë anëtari i ri i LDK-së në KQZ
13:39 | 05 Shtator 2019

Salih Morina nga Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zë vendin e Florian Dushit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur vetë Morina i cili ka shkruar se për këtë pozitë, është propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë.

“Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 Tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe Kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa jam porpozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ)”, ka shkruar ai./Front Online/

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Morina:

 

 

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera