Lajme

Kuvendi vazhdon sot seancën që u nërpre për shkak të incidentit në mes të deputetit dhe kryeparlamentares

Kuvendi vazhdon sot seancën që u nërpre për shkak të incidentit në mes të deputetit dhe kryeparlamentares
07:38 | 13 Korrik 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen serish sot për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020.

Seanca për rishikimin e buxhetit ishte ndërprerë për shkak të një incidenti mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha se ishte kërcënuar prandaj ishte detyruar të ndërpresë seancën./kp/

Mosrishikimi i buxhetit nga Kuvendi, sipas qeverisë, po mban peng ekzekutimin e pakos emergjente fiskale ose pagesat prej 170 eurosh për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako.

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Të tjera