×
  • Sport
  • Sport

    Kuvendi statutar i FBK-së më 1 tetor

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju informon se Bordi i FBK-së konform Statutit, ka marrë vendim që Kuvendi Statutar i FBK-së të mbahet më 01.10.2022 (e shtunë) nga ora 11:00 në Hotel “Garden” në Prishtinë. 

    Më 31 Korrik 2022 të gjitha Federatave Sportive në vendin tonë iu ka skaduar licenca e lëshuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) dhe me këtë rast MKRS e ka hapur procesin e ri-licencimit të Federatave Sportive në vendin tonë, dhe nëpërmjet Federatave edhe licencimin e Klubeve anëtare të po këtyre federatave, përcjell FrontOnline.

    Në kuadër të ri-licencimit të Federatave Sportive, Federata e Basketbollit e Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ, të MKRS-së do të organizojë Kuvendin Statutar për tu miratuar Propozim Ndryshimet Statutare nga delegatët/et e Kuvendit të FBK-së.

    Kuvendi i FBK-së numëron 40 delegatë/e, ndërsa Konform Nenit 16 të Statutit të FBK-së pika 2: “Kuvendi mund të bie vendime në qoftë se janë të pranishëm më shumë se gjysma e delegatëve të Kuvendit. Vendimet konsiderohen të miratuara nëse për to kanë votuar më shumë se gjysma e delegatëve të pranishëm në mbledhje. Përjashtimisht kësaj dispozite, ndryshimi i këtij Statuti dhe vendimi për pushimin e veprimtarisë së Federatës do të bëhet nga 2/3 e delegatëve të Kuvendit. Votimi në Kuvend është publik, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe”.

    Me këtë rast FBK kërkon nga delegatët/et e Kuvendit të jenë të pranishëm në Kuvendin Statutar më 01 Tetor, në mënyrë që më pas të vazhdojmë me procedurat e përbashkëta FBK – Klube për ri-licencim në MKRS./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.