×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi seancë të hënën, pritet votimi i buxhetit për 2021

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

    Në këtë seancë pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

    Gjithashtu, në këtë seancë do të hidhen për votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

    Kjo seancë u ftua me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve, kishte njoftuar në mesjavë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    LDK-ja, që udhëheq me Qeverinë, po kërkon që buxheti të miratohet para se të mbahen zgjedhjet e reja, të cilat janë kërkuar nga Kushtetuesja, bazuar në aktgjykimin për votën e deputetit Etem Arifi.

    Më 30 nëntor, Qeveria e kishte bartur Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, dhe ai i është proceduar Kuvendit, por nuk është votuar ende. Procedura për nxjerrjen e një ligji të ri të buxhetit do të merrte shumë kohë. E shpërndarja e Kuvendit rrezikon ta lërë Kosovën edhe pa buxhet në muajin mars. Në momentin kur shpërndahet Kuvendi ose puna e tij pezullohet, të gjitha nismat ligjore u kthehen sponsoruesve përfshirë edhe Projektligjin për buxhetin dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Phil Foden ka shpjeguar pse Jude Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ dhe ai po shpreson se do t’i korrigjojë gabimet e...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Vip19 Prill 2024
    Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.