×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nesër mban dy seanca

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca.

    E, para pritet të fillojë në ora 10:00 dhe në të janë paraparë 6 pika të rendit të ditës.

    Rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti dopingun,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
    6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

    Kurse, seanca e dytë  rpitet të fillojë në ora 14:00.

    Rendi i ditës

    1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15 gusht, 22 dhe 23 shtator:
    2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
    3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
    4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
    5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
    6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
    7. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
    8. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
    9. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
    10. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022, janë:
    11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
    12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
    13. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
    14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    15. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
    16. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave./Front Online

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.