×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi në pushim, PDK kërkon sa më shpejt mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për raportimin e Hotit

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme, për raportimin e kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti lidhur me takimet e delegacionit të Kosovës në Uashington dhe marrëveshjen e nënshkruar.

    Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar të hënën, ndërkaq PDK-ja gjatë ditës së sotme do të kontaktojë edhe me partitë e tjera për mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë për Telegrafin se për shkak të rëndësisë së temave të cilat pritet të diskutohen, ata insistojnë që sa më shpejt të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

    “PDK-ja ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, jemi të interesuar që sa më shpejt të mbahet seanca për shkak të rëndësisë së madhe të temave dhe ne i kemi nënshkrimet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Hamza.

    Hamza tha se gjatë ditës së sotme do të kontaktojnë partitë e tjera parlamentare për të diskutuar për mbledhjen e nënshkrimeve për këtë seancë.

    “Sigurisht, do të bisedojmë edhe me partitë e tjera, që të arrijmë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve, sepse për të thirrur seancë të jashtëzakonshme duhet 40 nënshkrime. Gjatë ditës ne do të punojmë edhe me partitë e tjera edhe do ta shohim nëse mund t’i mbledhim nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme”, tha Hamza për Telegrafin.

    Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

    Megjithëse partitë opozitare po kërkojnë seancë, Kuvendi i Kosovës është në pushim, deri më datë 15 shtator, që nga 14 gushti kur e mbajtën seancën e fundit.

    Ndryshe, PDK-ja të hënën gjatë ditës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar ku kanë diskutuar për dialogun e zhvilluar në Uashington e Bruksel.

    Sipas komunikatës së lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.

    “PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK është për Shengen, por, jo për mini-Shengen”, thuhet në komunikatë.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën....
    Vip23 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka një periudhë të gjatë qe i mungon publikun në emisione televizive. Ajo ka publikuar një set...
    Lajme23 Prill 2024
    Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i...
    Lajme23 Prill 2024
    Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi dje një konferencë për sigurinë për aksidentet rrugore në kampin “Villaggio...
    Sport23 Prill 2024
    West Ham është duke përgatitur ofertë për sulmuesin eFeynoordit, Santiago Gimenez, i cili është duke u ndjekur edhe nga Arsenali, Tottenhami dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.