×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi jo efikas – 53% e seancave u bartën nga viti i kaluar, shumë marrëveshje ndërkombëtare mbetën pa miratuar

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka vlerësuar si të dobët punën e Kuvendit të Kosovës, por sipas tyre edhe gjatë këtij viti Kuvendi i Kosovë ka filluar me mos efikasitet.

    Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se nga viti i kaluar 53 për qind e seancave janë bartur në vitin 2023.

    Sipas tij, Kuvendi është duke treguar mosefikasitet e që si pasoj e kësaj vendi është pa Guvernator, pa anëtarë në Bordin e Trustit Pensional e seancat plenare të cilat vazhdojnë pa ndalur.

    “E keni parë në raportin tonë për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 se si Kuvendi ka dështuar të ketë mbarëvajtje të rregullt gjatë seancave të rregullta, 53 për qind e seancave janë mbajtur me vazhdime, 22 seanca janë mbajtur me 54 vazhdime në  ndërkohe nuk kanë përfunduar këto për viti 2022, ato kanë mbetur për vitin 2023. Ne e kemi parë që ai mos efikasitet është barët në vitin 2023, po flasim për 53 pika ku në mesin e tyre prej 18 janë votime të organeve kolegjiale dhe individuale që Kuvendi ka dështuar. Jemi pa Guvernator, jemi pa anëtar në Bordin e Trustit Pensional, në ndërkohë viti 2023 nis me seancat plenare të cilat ende vazhdojnë që të mos mbarojnë përkundër që mbahen ato seanca”.

    Ai tha se ka vonesa edhe në votimin e projektligjeve të cilat nuk janë duke kaluar si pasoj e mos pjesëmarrjes së deputeteve të opozitës në proces.

    Jakaj ka sqaruar se 30 për qind e ligjeve të miratuara deri më tani janë marrëveshje ndërkombëtare dhe në pritje janë edhe 14 për qind po marrëveshje ndërkombëtare ku kërkohen vota e dy të tretave të deputetëve.

    “Tash kemi një situatë tjetër që tri jave nuk mbahet seancë, mbahet një vazhdim i seancës në ndërkohë dështon edhe ajo që të mbahet dhe mbahet me një pikë të rendit të ditës, e që ajo pikë është e vitit 2022. 30 për qind e ligjeve të miratuara deri më tani janë marrëveshje ndërkombëtare që janë miratuar deri më tani. 14 për qind e projektligjeve në procedure të shqyrtimit aktualisht janë marrëveshje ndërkombëtare për të cilat kërkohet vota e dy të tretave të gjithë deputetëve të Kuvendit. Në ndërkohe për të gjitha këto projektligje  ne kemi vonesa më së shumti për shkak të mos pjesëmarrjes së deputeteve të opozitës në procesin e vendimmarrjes për të cilët ata kanë shprehu pakënaqësitë e veta në lidhje me mos kalimin e mjeteve vetanake të komunave”, tha ai, raporton EO.

    Jakaj shtoi se në raportin për vitin 2022 kanë konsideruar që Kuvendi ka punuar dobët në të gjithë aspektet e mundshme, duke shtuar se ka pasur mostransparencë, mosefikasitet e mosllogaridhënie nga Qeveria.

    “Nga akterët e tjerë të Kuvendit kryesisht përfaqësuesit politikë që kjo legjislature ka prodhuar ligje më shumë se sa legjislaturat e tjera. Ne në raportin për vitin 2022 kemi konsideruar që Kuvendi ka punuar dobët në të gjithë aspektet e mundshme. Ku kemi treguar qysh ka pasur mostransparencë, ka pasur mosefikasitet, ka pasur mos llogaridhënie nga qeveria dhe ka pas mos mbikëqyrej të plotë nga ana e Kuvendit për agjencitë e pavarura. Ne kemi konsideruar që Kuvendi është dobët sa i përket punës që duhet me ushtruar rolin që i takon edhe me Kushtetutë edhe ligj”, tha ai./eo

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato nuk...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.