×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kuvendi i Republikanëve fillon sot me aktivitete të drejtpërdrejta virtuale

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Republikanët përgatiten të fillojnë sot kuvendin e tyre kombëtar me një seri aktivitetesh të drejtpërdrejta virtuale. Kuvendi i partisë çelet sonte në mbrëmje në qytetin Sharlot të Karolinës së Veriut, ku pritet të ri-emërojnë zyrtarisht Presidentin Donald Trump si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti planifikon të flasë në të katër netët e kuvendit të republikanëve.

    Delegatët e partisë republikane fillojnë takimin këtë javë në Sharlot të Karolinës së Veriut, ku pritet të emërojnë Presidentin Donald Trump si kandidatin e tyre në garën kundër ish-nënpresidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Presidenti Trump, i cili po ndeshet me një ekonomi në vështirësi, protesta të vazhdueshme kundër padrejtësive sociale dhe racore dhe me kritika mbi përgjigjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 176,000 amerikanëve, ndodhet pas demokratit Joe Biden në shumicën e sondazheve kombëtare. Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, megjithatë, vlerësoi etikën e punës së presidentit në përgatitjen e fushatës për një mandat të dytë.

    “Presidenti, çdo ditë, jo vetëm që është përgatitur mirë, por bën më shumë se çdo president që unë kam studiuar e lexuar lidhur me përpjekjet për të çuar përpara axhendat kritike për punëtorëtamerikanë.”

    Ndërkohë, sfiduesi i Trump, demokrati Joe Biden, bëri histori javën e kaluar, duke emëruar senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente. Harris është gruaja e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane që merr këtë lloj emërimi, dhe zëvendës menaxherja e ekipit elektoral, Kate Bedingfield thotë se Biden është i përqëndruar në përfshirjen e të gjithëve dhe premtimin për të shëruar vendin që po lufton me pandeminë e koronavirusit.

    “Si president, Joe Biden do të jetë në gjendje të bashkojë njerëzit, të bëjë ndryshime domethënëse, të ndihmojë njerëzit në nevojë, dhe bizneset e vogla që po dëmtojnë familjet e shtresës punëtore.”

    Rreth 336 nga më shumë se 2,400 delegatët republikanë do të jenë të pranishëm sot në Sharlot, ndërsa në ditët në vazhdim Partia Republikane do të zhvillojë të gjitha aktivitetet përmes platformave virtuale.

    Anëtarë të familjes së Presidentit Trump do të mbajnë fjalime këtë javë, përfshirë zonjën e parë Melania Trump. Presidenti pritet të paraqitet çdo natë, dhe të enjten ai do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë me një fjalim nga Shtëpia e Bardhë./voa/

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.