[wp-story]

Lajme

Kuvendi i mospunës

Kuvendi i mospunës
09:36 | 10 Gusht 2019

Nga gjithsej 144 projektligje sa kanë qenë në agjendë të Kuvendit gjatë këtij viti, vetëm 28 kanë arritur të miratohen, derisa të gjitha projektligjet tjera të cilat kanë mbetur në procedurë do të kthehen në pikën zero me shpërbërjen e kësaj legjislature, më 22 gusht 2019, shkruan gazeta “Zëri”.

Në mesin e projektligjeve, të cilat nuk kanë arritur të kalojnë, por që vlerësohen si më të rëndësishmet, janë edhe tri marrëveshjet ndërkombëtare, ajo në mes të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Holandës, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë të 5-të të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aterimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe Marrëveshja Ndërkombëtare e Instrumentit të Paraanëtarësimit (IPA), e cila ditën kur do të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të miratohet.

Përveç marrëveshjeve ndërkombëtare, si të rëndësishme dhe që nuk janë miratuar është edhe Projektrregullorja e Punës së Kuvendit, Kodi Penal e projektligjet në fushën e arsimit.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera