×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra do të jetë vazhdim i seancave me pika të tjera, ndërsa tjetra është seancë e rregullt plenare.

    Në njoftimin e lëshuar se njëra seancë fillon nga ora 10:00 e mëngjesit, kurse tjetra nga ora 14:00.

    Rendi i ditës i vazhdimit të seancës:

    Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 31 tetor dhe 4 nëntor 2024:

    8. Votimi i propozimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    9. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
    10. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
    11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
    12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
    13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
    20. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
    21. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
    22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    23. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,
    24. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
    25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,
    26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,
    27. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

    Rendi i ditës i seancës për ora 14:00:

    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,
    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,
    Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave,
    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2022,
    Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2023,
    Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave,
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
    Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksave vjetore për vitin 2025,
    Miratimi i Rregullores se Punës se Komisionerit Parlamentar për Forcën e Siguresë se Kosovës,
    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009,
    Shqyrtimi i Raportit vjetor i Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2023.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend t`i ndalë veprimet që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit. Pavarësisht nisjes së hetimeve nga...
    Kronika22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike...
    Lajme22 Janar 2025
    Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Merr fund drama! Nga sot, aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që...
    Vip22 Janar 2025
    Një debat ka eskaluar së fundmi ndërmjet aktorit Gert Ferra dhe Laert Vasilit, ku sollën gjëra nga jashtë. E për të njëjtën...
    Lajme22 Janar 2025
    Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati bashkë me presidenten Vjosa Osmani për...
    Sport22 Janar 2025
    Barcelona solli Dani Olmon verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë të paktën 55 milionë euro nga RB Leipzig, por duke...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka...
    Lajme22 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në “Davos” ku ka folur për aspekte ekonomike dhe të sigurisë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.