×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kushtetuta e SHBA-s shitet në ankand për 43.2 milionë dollarë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Një nga kopjet e rralla të botimit të parë të shtypur të Kushtetutës së SHBA-së është shitur sot në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork për 43.2 milionë dollarë, që është shuma më e madhe e realizuar në shitjet në ankand për një dokument apo libër.

    Blerësi është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i fondit të mbrojtjes shumëkombëshe “Citadel”, Kenner Griffin, i cili njoftoi se do ta huazojë dokumentin në muzeun në Bentonville, Arkansas, ku do të ekspozohet për disa kohë.

    Në ankand, Griffin arriti të mposht një grup prej 17,000 entuziastësh të kriptomonedhave, të cilët arritën të mbledhin para në mbarë botën për të provuar të blinin Kushtetutën.

    “Kushtetuta është një dokument i shenjtë që u jep të drejta të gjithë amerikanëve dhe të gjithë atyre që kanë aspiratën për të qenë. Kjo është arsyeja pse qëllimi im ishte të sigurohesha që kjo kopje të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët në muzetë tanë dhe vendet e tjera publike”, tha Griffin.

    Zëdhënësja e Muzeut Bentonville, Olivia Walton tha se ata ishin të nderuar që patën mundësinë të ekspozonin një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë amerikane.

    Muzeu u themelua në vitin 2011 nga Alice Walton, në pritje të themeluesit të “Walmart”, Sam Walton. Dokumenti që Griffin bleu sot është një nga 13 kopjet e njohura të botimit të parë të Kushtetutës Amerikane dhe një nga dy që janë në pronësi private.

    Është shitur për herë të fundit në vitin 1988, kur koleksionisti Howard Goldman e bleu për 165,000 dollarë.

    Rekordi i mëparshëm për një libër apo dorëshkrim ishte i vitit 1994, kur Bill Gates bleu “Codex Leicester” të Leonardo da Vinçit për 30.8 milionë dollarë./FrontOnline/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Policia ka arrestuar 40-vjeçarin në shtëpinë e të cilit u gjetën 4 persona të moshës nën 18 vjeç pa ndjenja dhe me...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti i zgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se dëshiron të përmirësojë raportet me shtetet evropiane, edhe pse ai i akuzoi këto...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.