Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja më 2 dhjetor mban seancë për kërkesën e VV-së ndaj Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë me 2 dhjetor një seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese.

    “Gjykata ka marrë vendim që të mbajë seancë dëgjimore publike më 2 dhjetor 2020 dhe për këtë do të njoftohen së shpejti të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë lëndë”, tha Veton Dula, Drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim i Gjykatës Kushtetuese.

    Seanca mbahet meqenëse deputeti Etem Arifi ishte i dënuar me burg në momentin e votimit për krijimin e qeverisë Hoti. Nëse aktgjykimi do të ishte në favor të ankesës së Vetëvendosjes, situata politike do të komplikohej.

    “Po do të duhej të votohej edhe një herë qeveria dhe rrjedhimisht do të duhej të votohej qeveria me 61 vota e përmbi, në mënyrë që të kemi në qeveri të bazuar në rregulla kushtetuese e ligjore”, tha Genc Nimoni, nga Organizata “Çohu, Programi për Studim të Ligjit dhe Demokratizim.

    Por, në situatë të tillë, a rrezikon që vendi të shkojë në zgjedhje?

    “Kuvendi mund të votojë një qeveri të re pa asnjë problem dhe mos të shkojë vendi në zgjedhje. Nuk ka nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje nëse kjo votë shpallet e pavlefshme dhe nëse vullnet e politika mund t’i bëjë numrat, pse jo mund të kemi një qeveri të re me këtë formacion të Kuvendit”, tha Florent Spahija, këshilltar ligjor në KDI, për Euronews Albania.

    Ka katër muaj që qeveria Hoti ka marrë vendime të shumta, për të cilat njohësit e fushës, megjithatë, deklarojnë se nuk do të shpallen të pavlefshme.

    “Nuk janë kontestuar vendimet e qeverisë Hoti, por është kontestuar procedura e përzgjedhjes. E për t’u shpallur edhe vendimet e paligjshme, atëherë do të duhej të kishte edhe një proces në Kushtetuese, ku do të kërkohej që vendimet e z. Hoti të ishin kundërkushtetuese”, u shpreh Genc Nimoni nga Organizata “Çohu”, Programi për Studim të Ligjit dhe Demokratizim.

    Në këtë rast, Kosova ka një precedent. “Në rastin e Pacollit kur është zgjedhur President, Gjykata e ka njohur të drejtën e tij, pra ka thënë se Pacolli është President, dhe të gjitha vendimet që i ka marrë Pacolli në atë kohë, janë vendime të ligjshme, dhe janë pranuar si vendime shtetërore. Në këtë rast, edhe në rastin konkret, konsideroj se është e njëjtë, pra duhet të vendoset formati i njëjtë sikur në rastin e kaluar edhe në këtë rast”, tha Florent Spahija, këshilltar ligjor në KDI.

    Gjykata Kushtetuese ka kërkuar interpretim për këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias.

    “Rrëzimi ose jo i qeverisë Hoti do të varet edhe nga opinioni që do të japë Komisioni i Venecias. Kjo për faktin se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i drejtohet këtij Komisioni për të marrë një mendim nëse ka pasur më parë raste të ngjashme”, tha Jeton Musliu.

    Kërkesa për shpalljen anti-kushtetuese të votimit të qeverisë Hoti kishte shkuar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2020.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2023
    Prerja ilegale e pyjeve po shënon rritje ndër vite. prerja nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se prej shkaqeve që po qojnë...
    Lajme19 Mars 2023
    Sekretari Blinken vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi si hap kyç drejt anëtarësimit në BE dhe përparimit ekonomik. Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e...
    Lajme19 Mars 2023
    E dikur një ish sekretar i ministrisë së Shëndetësisë Pleurat Sejdiu, që sot është kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, nuk...
    Të tjera
    Vip19 Mars 2023
    Olta-Kiara dhe Kristi-Qetësori janë dy çiftet për të cilët publiku duhet të votojë dhe të zgjedhë se kë do të çojë në...
    Lajme19 Mars 2023
    Besfort Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i posa zgjedhur i Universitetit të Prishtinës, në qershor të vitit të kaluar ishte denoncuar për ngacmim...
    Lajme19 Mars 2023
    Ministria e Jashtme turke thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Turqia...
    Lajme19 Mars 2023
    Sot paradite në motelin “Villa A1” te Tranziti i Vjetër në Prizren, u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare....
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk ka arritur fitore bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas parashikimeve...
    Lajme19 Mars 2023
    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Musa, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti në Ohër, ku janë pajtuar që të zbatohen...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.