×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushaj i SBAShK-ut krahason Qeverinë e Kosovës me atë të viteve të 90-ta

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj, e ka krahasuar Qeverinë e Kosovës me atë të viteve të 90-ta për sa i përket çështjes së mësimdhënësve.

    Kushaj në Klan Kosova ka thënë se Qeveria Kurti po e nëpërkëmb dinjitetin e mësimdhënësve, njëjtë siç kishte bërë regjimi serb gjatë viteve të 90-ta.

    “Krahasimi i kësaj qeverie është shumë i ngjashëm me atë të viteve të 90-ta sepse nëpërkëmbja e dinjitetit të mësimdhënësit është aty, ashtu siç po shihet derisa s’po reflekton qeveria që të realizojë një kërkesë minimale”.

    “Në vitet e 90-ta kur e filluam mësimin në shtëpi-shkolla, nuk e kemi pyetur as Vuçiqin e as Millosheviqin për t’i vulosur ato diploma me të cilat shteti ynë vazhdonte të prezantohej jashtë rreth pavarësisë sonë, pa e mohuar edhe sakrificën për luftë që i kushtoi shumë popullit tonë”, është shprehur Kushaj.

    Tutje, ai tha se në të gjitha fushatat që janë zhvilluar deri më tani, sipas tij, prioritet gjithmonë ka qenë arsimi por në praktikë s’ka ndodhur asgjë.

    “Çdo shtator, tash e disa vite mësimdhënësit tonë e presin me paga të njëjta. Vetëm premtime por nuk realizohet asgjë nga to”, është shprehur Kushaj.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, njëherit edhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, e cila sot...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit. Ajo,...
    Lajme16 Prill 2024
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar raportin e fundit, ku fokusi ishte mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka deklaruar se Real Madridi është përmirësuar nga viti i kaluar, përpara ndeshjes së kthimit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar raportin e fundit, ku fokusi ishte mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të...
    Vip16 Prill 2024
    Aktori britanik Henry Cavill po bëhet baba për herë të parë. E dashura e tij Natalie Viscuso është në pritje të një...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai, me anë të një...
    Vip16 Prill 2024
    Blogerja Afrona Dika ka ngacmuar ndjekësit më postimin e fundit. Në “Instastory” ka publikuar një fotografi ku shihet me frizurë dhe grim...
    Vip16 Prill 2024
    Mbretëresha e bukurisë shqiptare, Agnesa Vuthaj, ka bërë dalje publike. Ne një event ajo u kujdes që të marrë vëmendje me bukurinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.