×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kush rrezikohet nga koronavirusi afatgjatë?

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Mosha dhe një gamë e gjerë e simptomave fillestare rrisin rrezikun e “COVID-it afatgjatë”, pretendojnë shkencëtarët.

    Një studim vlerëson se çdo pacient i njëzetë është i sëmurë për tetë javë. Kërkimet e kryera nga Kolegji mbretëror i Londrës tregojnë se rreziku është më i lartë te gratë, personat me mbipeshë dhe personat me astmë.

    Qëllimi i studimit ishte që të identifikohet një sinjal paralajmërues i hershëm që mund të identifikojë pacientët që kanë nevojë për kujdes shtesë ose që mund të përfitojnë nga trajtimi i hershëm.

    Shkencëtarët kërkuan të dhënat për të gjetur modele që mund të parashikonin se kush do të ekspozohej ndaj sëmundjes për një kohë të gjatë.

    Rezultatet, të cilat do të publikohen së shpejti, tregojnë se COVID-i afatgjatë mund të prekë këdo, por që disa faktorë ende rrisin rrezikun.

    “Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme në javët e para është një nga faktorët kryesorë të rrezikut”, tha Claire Stives nga Kolegji Mbretëror i Londrës për BBC.

    COVID-19 është më shumë sesa thjesht një kollë, dhe virusi që e shkakton atë mund të prekë të gjitha organet në trup. Dikush që ka një kollë, lodhje, dhimbje koke dhe diarre, ose ka humbur ndjenjën e nuhatjes, ka një rrezik më të lartë se ai që thjesht kollitet.

    Rreziku gjithashtu rritet me moshën, veçanërisht pas moshës 50-vjeç, dhe është më i theksuar te gratë.

    “Ne pamë nga të dhënat e hershme që burrat kanë një rrezik më të lartë të një forme më të rëndë të sëmundjes dhe vdekjes nga COVID-19, dhe tani ne shohim se gratë kanë një rrezik më të lartë për të marrë COVID afatgjatë”, tha Stives.

    Asnjë problem i mëparshëm shëndetësor nuk shoqërohej me COVID afatgjatë përveç astmës dhe sëmundjes së mushkërive.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Mars 2024
    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një...
    Lifestyle27 Mars 2024
    DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të...
    Lifestyle26 Mars 2024
    Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.