×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë dy grabitësit e arrestuar me pseudonimet “Vranjevci” e “Llapqina”?

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Xhafer Vllahiu (43), i njohur me pseudonimin kriminal “Vranjevci” dhe Florim Eminovic (38) me pseudonimin “Llapqina”, janë arrestuar mbrëmë në Prizren si të dyshuar për grabitje.

    “Vranjevci” dhe “Llapqina”, se bashku me dy të dyshuar tjerë, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, kanë kryer grabitje në një depo të materialit ndërtimor.

    Policia me të pranuar informacionin se po kryhet vepra, i është përgjigjur rastit dhe të dyshimtit sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes.

    Patrulla e policisë bashkë me Njësitë Speciale duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale kanë filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.

    Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndalojë dy nga të dyshimtit, Xhafer Vllahiun dhe Florim Eminovic, të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për t`u mos u ditur identiteti. Në xhepat e tyre janë gjetur edhe rreth 500 euro që dyshohet se janë grabitur, raporton IndeksOnline.

    Aktualisht njësitë e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Lajme24 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të mërkurën ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport, ku...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion. Hoti ngarkohej se në cilësi të...
    Sport24 Prill 2024
    Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë. Kosova...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.