×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kush ishin presidentet amerikanë në 80 vjetët e fundit?

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Sheshi para Kapitol Hillit, që është ndërtesa e Kongresit të Amerikës, po bëhet gati për betimin e Joe Biden si president.

    Ceremonia e inaugurimit, sivjet, sikur edhe tradicionalisht, mbahet më 20 janar.

    Për shkak të masave anti-pandemike ishte paramenduar një ngjarje ndryshe nga më herët.

    Por, ajo do të jetë shumë tjetërfare, për shkak të zhvillimeve të trazuara politike e qytetare që ndodhën këtu, dy javë më parë, kur mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, kapërcyen e thyen gjithçka, për t’u futur dhunshëm në ndërtesën dhe ulëset e deputetëve amerikanë.

    Mijëra forca të sigurisë, përfshirë ushtarë, do të kujdesen për sigurinë, në ceremoninë më të popullarizuar në Amerikë.

    Kryetari në detyrë, Trump, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe politike për shtetet e bashkuara.

    Rrallëherë më parë, presidenti në largim e injoroi ceremoninë e inaugurimit, nga 20 janari 1937, kur ky zhvillim u fut në agjendë si obligim kushtetues.

    Atë fillimisht e bëri përhajër Franklin Roosevelt, kur u betua në një kësi eventi, për mandatin e dytë.

    Para kongresit, si president i ri, do të betohej më pas Duajt Ajzenhauer, komandant Suprem i forcave Aleate gjatë luftës së dytë botërore.

    Pas gjeneralit me pesë yje në pushtet erdhi demokrati John Kennedy i cili bëri histori duke u bërë lideri më i ri i Shteteve të Bashkuara.

    Ai nuk do ta përfundonte mandatin, pasi ndaj tij u bë atentat, në Dallas, më 1963.

    Detyrën e presidentit e mori zëvendësi i tij Lyndon Johnsiu i cili mbajti këtë pozitë deri më 1968.

    Pas tij radha ishte për republikanin Richard Nixton. Ky do të njihet si presidenti i vetëm që dha dorëheqje nga posti, më 1974, për shkak të përfshirjes në skandalit e Uatergate.

    Republikani u trashëgua nga Gerald Ford, që do të humbte, ngushtë, zgjedhjet e radhës, nga demokrati Jimmy Carter.

    Ky shërbeu vetëm një mandat, pasi garën për të dytën e humbi nga Ronald Reagan, një aktor hollivudi.

    Ky u bë presidenti i 40 i Amerikës dhe mbeti në pozitë në dy mandate. Do të mbahet mend si kryetari që në njëfarë mënyre e fitoi Luftën e Ftohtë, pasi bëri shumë që të shkatërrohet blloku sovjetik.

    Regani u pasua nga republikani tjetër, George H W Bush, presidenti që e nisi dhe e fitoi Luftën e Gjirit ndaj Irakut, më 1991.

    Por, këtij nuk i zgjati qëndrimi në mandatin tjetër, pasi më 1992 u mposht nga Bill Clinton, i cili do të triumfonte edhe njëherë, më 1996.

    Demokrati inicoi sulmet ajrore në Bosnjë dhe më pas edhe në Kosovë, duke luajtur një rol jetik në clirimin e kësaj të fundit.

    Por, ka edhe një zhvillim tjetër interesant rreth tij. Clinton u akuzua se kishte bërë marrëdhënie seksuale me një praktikante, në zyrën ovale të shtëpisë së bardhë.

    Senati e liroi nga akuzat, megjithatë, dhe ai i shpëtoi shkarkimit.

    Clinton do të pasohej nga një anëtar tjetër i familjes së presidentit para tij. Zgjedhjet e vitit 2000 i fitoi George Bush i Riu, ndonëse me një rezultat, teh të hollë, karshi demokratit Al Gore.

    Presidenti i ri do ta kishte mandatin më të vështirë në 60 vjetët e fundit, meqenëse vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, Amerika u sulmua nga terroristët, më 11 shtator 2001 në dy kullat binjake të Neë Yorkut.

    Ai do të kundërpërgjigjej, me ndërhyrje, ndonëse bashke më NATO-n, në Afganistan, prej ku besohej se ishte frymëzuar ajo që ndodhi më 11 shtator.

    Më pas, Bushi do të intervenonte edhe në Irak, për ta përmbysur liderin e këtushëm Sadam Husein dhe regjimin e tij, më 2003.

    Më gjithë këto zhvillime, ai u rizgjodh president më 2004 dhe u betua në janar 2005, për një mandat të ri.

    Bush i Riu u pasua nga një tjetër president që bëri histori, Barack Obama, të cilën, amerikanët e bënë lider shteti, duke qenë i pari me ngjyrë, në pozitën më të rëndësishme të vendit.

    Presidenti i radhës i Amerikës, Donald Trump, fitoi më 2016 dhe u bë kryetar më 20 janar 2017.

    Ky do të bëhej i pari kryetar që e fiton këtë pozitë pa qenë politikan ose ushtarak, më herët në karrierën e tij.

    Ai ishte një biznesmen dhe shumë njohës thanë se ai e trajtoi edhe shtëpinë e bardhë si një biznes privat.

    Trump do të konsiderohej edhe si presidenti më jokonvencional i Amerikës, pasi mori vendime, që për shumëkë, ishin të habitshme dhe jo krejtësisht logjike, sikur ai që kishte të bënte me ndërtimin e murit me Meksikën dhe ndalimin e hyrjes në Amerikë të qytetarëve nga disa shtete islamike. Ai, po ashtu, do të akuzohej për racizëm dhe trajtim jo të drejtë të emigrantëve, por edhe bashkëvendësve të tij me ngjyrë.

    Sidoqoftë, presidenca e tij u dridh nga pandemia COVID-19 pasi Amerika shënoi numrin më të madh të të vdekurve dhe të infektuarve nga kjo sëmundje.

    Trump nuk i fitoi mandatin e dytë, ndonëse mori 73 milionë vota, pasi humbi zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 nga demokrati Joe Biden.

    Këto ishin zgjedhjet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve amerikanë në 100 vjetët e fundit në Amerikë.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.