×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush duhet t’i kompensojë dëmet e veturave të përmbytura në vërshimet e janarit?

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Banorët e Fushë Kosovës, veturat e të cilëve kanë pësuar dëmtime gjatë vërshimeve rreth 5 javë më parë nuk do të marrin kompensim për dëmet e shkaktuara.

    Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, i cili  ka thënë se nga vërshimet të cilat u shkaktuan nga reshjet atmosferike në vend, kompensimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

    Por, siç ka bërë të ditur ai, nuk do të ketë kompensim të dëmeve për veturat e dëmtuara.

    Sipas tij, pronarët e veturave të cilat u vërshuan nga uji e kanë bërë vet vlerësimin e veturave të tyre.

    “Me rastin e vërshimeve në Fushë Kosovë janë shkaktuar dëme të mëdha në ekonomitë familjare po ashtu dhe në bizneset këtu. Edhe më herët kam thënë që vlerësimet e përgjithshme në ekonomitë familjare janë 520,537 euro, ndërsa në bujqësi janë 111,000 euro”.

    Ndërsa sa i përket veturave, ai ka bërë të ditur se ato janë ndarë në dy kategori: 95 vetura që kanë qenë nën ujë, janë nga 5,000 euro deri në 10,000 euro sipas pronarëve, ndërsa 33 vetura janë vlerësuar nga pronarët nga 5,000 euro deri në 50,000 euro.

    “Nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin e dëmit nga komuna, pasi e dini që për pasuritë e luajtshme, komuna nuk ka fuqi financiare që t’ua kompensojë. Komuna kërkesat i ka parashtruar në qeveri pasi s’ka fuqi ti kompensojë ato. Ne kemi shkuar të bëjmë vetëm vërtetimin – pasi ata duhet të shkojnë të kërkojnë kompensimin në kompanitë e sigurimeve”, ka thënë tutje Krasniqi për telegrafin.

    Krasniqi po ashtu tha se fondi prej 1 milion euro i ndarë nga qeveria për kompensimin e dëmeve të pasurisë së paluajtshme gjatë vërshimeve është i pamjaftueshëm.

    “197 shtëpi të vërshuara nga uji. Qeveria ka ndarë një fond prej 1 milion euro dhe e kanë përcjell tek Ministria e Pushtetit Lokal, por kjo është tërësisht e pamjaftueshme. Tash i kemi dërguar në qeveri vlerësimet tona, por ata prapë kanë kërkuar dhe plotësimin e disa formularëve të tjera si për shembull, si kanë qenë gjendja e shtëpive para vërshimeve, etj”, ka shtuar Krasniqi.

    Krasniqi ka vlerësuar se kjo edhe e ka komplikuar çështjen edhe më shumë duke treguar se edhe atyre që do të kompensohen, një kompensim do tu bëhet diku vetëm 20 për qind të dëmit të shkaktuar.

    “Diku 20 për qind do t’u jepen familjeve të dëmtuara apo bizneseve dhe jo më shumë. E Komuna s’ka mundësi ta kompensojë pjesën tjetër të dëmit”, ka thënë ai.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.