×
  • Front TV
  • Front TV

    Kush duhet të jetë Presidenti i ardhshëm? Flasin qytetarët dhe zyrtarët e partive

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Seanca e veçantë për zgjedhjen e Presidentit nuk është afër.

    Për zgjedhjen e të parit të shtetit ka kohë edhe gjashtë muaj.

    Por një situatë ndryshe mund të  ndodhë nëse shteti mbetet pa President në rast se Specialja ia konfirmon aktakuzën presidentit të tanishëm, Hashim Thaçit.

    Propozimet dhe dëshirat se kush do ta udhëheqë shtetin kanë nisur tash e disa ditë.

    Qytetarët kërkojnë që presidenti të zgjedhet nga populli, anipse për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Ismajl Hamiti, qytetar

    “Unë mendoj që mënyra më e mirë të kemi një kryetarë do të ishte, të ishte jo një president konsensual por ai që del nga populli”

    Dikush tjetër propozon që shtetin ta udhëheqë Murat Jashari nga familja e komandantit Adem Jashari.

    Muharrem Azemi, qytetar

    “Mu ma merr mendja Murat Jashari është më në nivel për President të Republikës së Kosovës”

    Dikush e ka një dëshirë më specifike.

    Thotë se shteti duhet të udhëhiqet nga një grua.

    Sadri Berisha, qytetar

    “Unë mendoj se Vjosa Osmani do të ishte kandidate e mirë kurse Albin Kurti për Kryeministër të vendit”.

    Propozimet për emrin e të parit të shtetit kanë nisu t’i japin edhe partitë politike.

    E para që ka dalë më propozim ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Ata thonë se Ramush Haradinaj është kandidati që përfaqëson autoritet të pakontestueshëm.

    “AAK-ja rreth Presidentit e ka propozimin e vet ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj dhe mendoj se propozimi ynë është në kohën e duhur edhe po ashtu jemi të bindur se Ramush përfaqëson një autoritet të pakontestueshëm e që mundet me u përballë me shumë zhvillime të cilat e presin Kosovën”, tha për Front Online, deputeti i AAK-së, Rasim Selamanaj.

    E në LDK thonë se ende nuk janë përcaktuar për emrin.

    “Nuk kemi biseduar ende për këtë çështje, ende në LDK”, tha shkurt Lutfi Haziri për Front Online.

    Kurse deputetja nga Vetëvendosje, Arta Baralijaj ka thënë se për ta si parti presidenti I ardhshëm duhet të përfaqësoj unitetin e vendit, kurse emrat e përmendur në publik sipas tyre nuk I kanë këto vyrtyte.

    “Presidenti i ardhshëm duhet të përfaqësojë̈ një unitet të plotë politik, të jetë unifikues si dhe i paanshëm. Tipare e virtyte këto të cilat deri tash vërehen të mos jenë fare në konsideratë, duke u bazuar në emrat të cilët po lakohen nga koalicioni qeverisës”, ka thënë  për Front Online deputetja e kësaj partie Arta Baralijaj.

    Nga partia tjetër opozitare PDK, zëdhënësi Avni Bytyqi ka thënë për Front Online se për këtë çështje nuk kanë diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

    “As që është diskutuar çështja e Presidentit në PDK. Fokusi ynë është tek kriza ekonomike, pandemia dhe tek keqqeverisja e Qeverisë ‘Hoti’”, ka thënë ai.

    Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet për mandat 5 vjeçar nga deputetët e Kuvendit me shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por që në momentin e votimit në sallë të pranishëm duhet të jenë së paku 81 deputet.

     

     

     

     

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Front TV23 Prill 2024
    Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush...
    Front TV22 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitet joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Kurti për komunitetet...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Vip24 Prill 2024
    Vëllai i Madh’ surprizoi çiftin Heidi-Romeo në ‘Prime-n’ e djeshëm. Ai e dërgoi çiftin në një suitë ku mund të kalonin çaste...
    Sport24 Prill 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.