[wp-story]

Lajme

Kusari tregon arsyet e largimit të Ilir Dedës nga Alternativa

Kusari tregon arsyet e largimit të Ilir Dedës nga Alternativa
19:06 | 04 Shtator 2019

Ilir Deda ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputetë në këto zgjedhje, kjo pasi që nuk është i kënaqur me veprimet e akterëve politikë në Kosovë.

Ai ka thënë se interesat partiake kaluan interesat shtetërore, andaj vendosi që mos të futet fare në listën zgjedhore të asnjë partie, si dhe dha dorëheqje nga Alternativa. E kryetarja e këtij subjekti, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar arsyet e largimit të Dedës.

“Mosmarrëveshjet kanë filluar më herët, atëherë kur bisedohej për ekipin negociator dhe Ligjin për Dialog. Ne kemi qenë kundër Ligjit, ndërsa Deda e ka votuar atë Ligj, i cili më pas është shpallur anti-kushtetues. Ka qenë shumë i pakënaqur me vendimin e partisë, pastaj në njërën nga mbledhjet e Kryesisë ka treguar se për Vetëvendosjen ka vija të kuqe”, ka thënë Kusari në një emision në Klan.

“Kur e kam thirrur mbledhjen e fundit, para rreth katër muajsh, Ilir Deda e ka dorëzuar edhe letrën e dorëheqjes”

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera