×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Përpjekjet e Serbisë për tensione janë të paevitueshme

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lila, thotë se përpjekjet e Serbisë për tensione janë të paevitueshme, për shkak të qasjes së njëjtë që shteti fqinj mban ndaj Kosovës.

    Ajo kështu u shpreh në një intervistë për Ekonomia Online, pasi ditë më parë në Mitrovicën e Veriut janë shfaqur posterë të ndryshëm me ngjyrat e flamurit serb, si dhe me mbishkrimet “Ja ku jemi për Krishtlindje”.

    “Është e pa evitueshme sepse do të ketë përpjekje për tensione, por gjithashtu është fakt që të ketë efektin e dikurshëm përpjeka për tensione. Për shkak se tashmë rendi dhe ligji dhe prezenca e institucioneve është në nivel krejtësisht tjetër, natyrisht edhe largimi i të gjithë atyre që kanë qenë qoftë bartës apo urdhërues të organizimit të situatave ku krijohet tensionet është krejtësisht ndryshe”, deklaroi ish- zëvendëskryeministrja.

    Sipas vlerësimit të saj qasja e Serbisë që nga çlirimi i Kosovës nuk ka ndryshuar,  por rrethanat po.

    Kusari – Lila thotë se tashmë në Kosovë ekziston rendi dhe ligji dhe prezenca e institucioneve është në nivel të lartë.

    “Me Serbinë si shtetin fqinjë verior dhe me qasjen që e ka të pandryshuar që nga çlirimi i Kosovës, dhe me përpjeke destruktive që nga shpallja e pavarësisë në vazhdimësi çdo gjë është e mundur. Por, rrethanat në terren dhe në katër komunat në Veri janë krejtësisht ndryshe. Institucionet janë të përgatitura për tu ballafaquar me çfarëdo rrethane shpresoj të mos ketë, jo vetëm për shkak të rendit dhe sigurisë, por ka nevojë për normalitet më shumë se për çka do tjetër, ka nevojë për një periudhë kohore në të cilën kemi integrim të plotë kemi kthim në atë se çka është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët atje, pa dallim etnie, normaliteti, punësimi ofrimi i shërbimeve të mirëfillta. Natyrisht integrimi i plotë i fjalës në një shtet që quhet Republika e Kosovës, pa asnjë diferencë të territorit ose pjesët tjera të vendit tonë”, u shpreh ish-kryetarja e Gjakovës.

    Ajo tha se viteve të fundit ka pasur tensione të larta si asnjëherë më parë, që sipas saj, kanë qenë të nxitura dhe të sponsorizuar nga Serbia, ndërsa theksoi se  të gjithë qytetarët pa dallim duan qetësi dhe prosperitet, dhe se institucionet e Kosovës janë për qetësi prosperitet dhe integrim të plotë.

    Në disa prej komunave të veriut të Kosovës janë vendosur posterë me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimet “Ja ku jemi për Krishtlindje”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka komentuar përmbytjet e rrugëve të kryeqytet gjatë reshjeve të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një person në Gjakovë është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kanosur mjekun në lidhje me punën. “Me vendim të prokurorit i...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. E mitura ka pranuar tretman mjekësor,...
    Kronika23 Nëntor 2024
    Ka vdekur një grua e cila ishte pasagjere e një veture e cila u aksidentuar në fshatin Doberdolan të Suharekës, dje rreth...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Pacolli thotë se fjalimi i presidentes Osmani pasqyron një moment kyç të ri pozicionimit politik pas katër viteve, pasi Kosova, sipas tij,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm. Në njoftimin e Policisë thuhet...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti ka hedhur presidentja Vjosa Osmani në fjalimin vjetor të së enjtes në Kuvendin e Kosovës....
    Lajme23 Nëntor 2024
    Komuna e Klinës ka njoftuar qytetarët se sot nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të bllokohet aksi rrugor Pejë –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.