×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kurz: As që vihet në diskutim ndihma austriake për të plagosurit në Ferizaj

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij as që e vë në diskutim kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendet tjera.

    Këto komente ai i bëri kur u pyet në lidhje me dy pacientët kosovarë që u dërguan në Grac të Austrisë për t’u trajtuar pas djegieve që pësuan nga shpërthimi i gazit në Fërizaj ditë më parë.

    “As që vihet në diskutim ndihma e Austrisë kur është e nevojshme, gjithmonë”, tha ai, raporton “Nachrichten”. “Për shembull, pranverën e kaluar ofruam ndihmë mjekësore për pacientët me COVID-19 nga Ballkani Perëndimor në Austri dhe përgjatë vitit ne vzhdimisht ofruam mbështetje, si për shembull në formën e pajisjeve mjekësore”, deklaroi Kurz.

    Kurz u kritikua vitin e kaluar pasi ai akuzoi të kthyerit nga Ballkani Perëndimor dhe Kroacia se ishin përgjegjës për shkallën e infeksionit në Austri në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

    Ndërkaq, gjatë ditës, edhe Ministria e Jashtme austriake, përmes një deklarate për media, tha se një aeroplan transporti i ushtrisë (C130-Hercules) ka dërguar në Grac të shtunën pasdite dy të plagosurit rëndë.

    Njoftohet se dy burrat (1985 dhe 1991) tani po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gracit, shkruan “Nachtrichten”, transmeton “Zeri.info. Përmes një postimi në Facebook, ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë se Ballkani është në fokus të Austrisë dhe është e natyrshme që të përkrahen shtetet e rajonit në këso urgjencash.

    “Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajt me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla”, ka thënë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

    Rastin e ka komentuar edhe ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, duke theksuar përkushtimin e vendit të saj në Ballkan. “Ne jemi stacioniar me ushtarët tanë në Kosovë që nga viti 1999 dhe kemi lidhje të ngushta me popullatën lokale. Veçanërisht në këtë kohë të vëahtirë me pandeminë Covid-19, po i mbështesim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor si pjesë e shërbimeve solidare të politikës sonë të jashtme”.

    Po ashtu, edhe Këshilltarja e Shëndetësisë në landin Styria, Juliane Bogner-Straus, tha: “Styria po mbështet dy të lënduar rëndë duke iu falënderuar afësive dhe mundësive që disponon”.

    Në Austri janë dy qendra speciale për trajtimin e djegieve të rënda. Njëra nga to është e Spitalit Universitar të Gracit, kur edhe janë dërguar dy pacientët e Kosovës.

    Në aksidentin, i cili ndodhi të martën në Ferizaj, janë plagosur të paktën 42 persona. 4 nga ta, që kishin djegie më të thella, janë dërguar në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar regjisorin Samir Karahoda, filmi i të cilit do të shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Në kuadër të...
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...
    Vip23 Prill 2024
    Vittoria Ceretti dukej sensacionale në një sërë fotografish nga arratisja e saj ekzotike të hënën. Modelja italiane, 25 vjeçe, e cila është...
    Lajme23 Prill 2024
    Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar, ministrja e...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i votimeve në veri për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë,...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar video se bashku. Studio muzikore, i ka bërë bashkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.