×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i bie vlerësimi në popull, më shumë e cilësojnë Qeverinë të dobët se të mirë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Qytetarët nuk janë shumë të kënaqur me Qeverinë Kurti, sipas një ankete të zhvilluar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) gjatë muajit shtator.

    Të dobët ose shumë të dobët e vlerësojnë gjashtëmujorin e parë të Qeverisë Kurti 38.7% e të anketuarve.

    Me “mjaftueshëm” janë përgjigjur 29.0% e të anketuarve.

    Qeverinë Kurti e kanë vlerësuar si të mirë ose shumë të mirë 32.3% e të anketuarve, njofton D4D përmes një infografike.

    Sipas matjeve të Institutit Demokraci për Zhvillim, 52.1% e qytetarëve të punësuar në sektorin publik e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë si të “dobët” apo “shumë të dobët”.

    Ndërkaq, 38.1% e të anketuarve që janë të punësuar në sektorin privat, e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë të Qeverisë Kurti si të “dobët” apo “shumë të dobët”.

    “Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, duke fituar 50.3% të votave. Kjo ishte hera e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 që një parti politike tejkaloi 50% e votave dhe ishte në gjendje të formonte një qeveri pa pasur nevojë për një partner koalicioni. Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka zhvilluar një anketë gjatë muajit shtator për të kuptuar qëndrimet e qytetarëve rreth gjashtë mujorit të parë të qeverisë Kurti. Kjo infografikë është krijuar nga Instituti D4D si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur”, thuhet në njoftimin e D4D./FrontOnline

    Më herët, Kurti nëpër anketa dilte shumë i vlerësuar nga qytetarët.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2024
    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në...
    Lajme21 Korrik 2024
    Një zjarr ka shpërthyer afër lagjes “Marigona Residence”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thanë se është djegur një fushë aty afër....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.