×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtishi: Numër i madh i pacientëve në Onkologji me Covid-19, shumica të vaksinuar me dy doza

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi për Ekonomia Online ka thënë se ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve me sëmundje të kancerit që janë infektuar për herë të dytë me Covid-19.

    Por sipas tij, shumica prej tyre fatmirësisht e kanë kaluar si një grip të zakonshëm.

    Ai ka thënë se të infektuarve me Covid-19, u është ndërprerë trajtimi onkologjik, teksa pas shërimit u është rikthyer trajtimi i nevojshëm.

    “Për fat të mirë shumica nga ta e kanë tejkaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe për trajtim intensiv. Atyre i është ndërpre trajtimi onkologjik pasi që kanë qenë me virus dhe një numër nga ta kanë filluar këto ditë të lajmërohen, pas izolimit dhe pas tejkalimit të sëmundjes kanë vazhduar mjekimet onkologjike të cilat janë pjesë e domosdoshme e trajtimit të sëmundjes së tyre”, ka thënë ai.

    Kurtishi tha se shumica nga pacientët kanë qenë të vaksinuar me dy doza, e një numër nga ta janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë.

    “Nuk ka pas ndonjë pacient me kancer që ne e dimë që ka përfunduar me fatalitet. Pacientët janë infektuar edhe pas vaksinimit por që e kanë kaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe me probleme shumë të vogla”, u shpreh ai.

    “Mundet me qenë disa qindra, 200-300 vetë mirëpo në gjendje të rëndë nga ta sa kemi informacion nuk ka asnjë pasi që ata janë lajmëruar dhe kanë pasur konsulta me mjekët tanë”, tha ai.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.