×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtishi: Klinika e Onkologjisë nuk ka pacientë që janë të prekur edhe me COVID-19

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Pacientët me sëmundje kancerogjene janë pjesë e grupit të personave më të rrezikuar nga COVID-19. Përkundër kësaj situate të gjithë pacientët e prekur me COVID-19 që kanë vazhduar trajtimin në Klinikën e Onkologjisë e kanë tejkaluar sëmundjen.

    “Për momentin në Klinikën e Onkologjisë nuk kemi pacientë të shtrirë që janë të prekur me COVID-19 por kemi pacientë ambulatorë që kanë marrë kimioterapi. Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk ka pësuar dhe të gjithë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ilir Kurtishi.

    Drejtori i Onkologjisë thotë se për dallim nga vitet tjera, sivjet janë regjistruar më pak persona të prekur sëmundjet kancerogjene.

    “Deri në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi për 10-15 për qind më pak pacientë të prekur nga kanceri. Këtë vit me sëmundje kancerogjene janë regjistruar 800 pacientë të ri, ndërsa vitin e kaluar deri në këtë periudhë ishin regjistruar 950 pacientë”.

    Kurtishi thotë se megjithatë në këto shifra tregojnë se disa shërbime janë vonuar apo  shtyrë.

    Sa i përket stafit të prekur me COVID-19, Kurtishi thotë se nga gjithë punëtorët përfshirë edhe ata ndihmës janë infektuar 11 punëtorë por që të gjithë janë kthyer tashmë në punë pas rehabilitimit.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Gjatë orëve të vona të natës, Anisa papritmas është rrëzuar në dhomën e gjumit. E kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë gjatë paraqitjes së parë të Thaçit për akuzat për pengim të drejtësisë, ndaj...
    Vip08 Dhjetor 2024
    “Vëllai i Madh” ka përgatitur tri sfida për banorët e shtëpisë më të madhe në vend. “Banorë koha është për qejf, përmes...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Teksa Lela, Driloni dhe Sara janë të lidhur me një xhemper, nuk po mungojnë as të qeshurat por as acarimet. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.