×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurtishaj: Masat e Qeverisë do t’i dëmtojnë edhe më shumë bizneset

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se masat e marra dje nga Qeveria e Kosovës janë të dëmshme për bizneset.

    Madje, ai është shprehur se këto masa janë marrë pa u konsultuar fare me komunitetin e biznesit, shkruan Front Online.

    “Këto masa që u morën dje, nuk janë marrë në konsultim me komunitetin e biznesit. Ne do të dëshironim që të japim kontributin tonë karshi Qeverisë për masat të cilat do të ishin më lehtë të zbatueshme sido që të jetë ato masa u morën pa konsultime të sektorit privat , pa konsultimin e Odës Ekonomike dhe si të tilla janë të dëmshme dhe do ta dëmtojnë edhe më tepër sektorin privat”, ka deklaruar Kurtishaj, për Front Online.

    Sipas tij, këto masa do ta ngulfasin ekonominë, duke shtuar se shpreson që këto të fundit do të zgjasin vetëm 11 ditë.

    “Ne nuk do të dëshironim që këto masa të zgjasin më tepër. Kosova në mungesë të vaksinës po hyn në mbyllje për ekonominë, në mbyllje të jetës, qoftë të shkollave, qoftë të fakulteteve, qoftë të ekonomisë qoftë të gastronomisë, qoftë hotelerisë, qoftë turizmit. Madje, Qeveria më mirë do të ishte ta mendonte alternativën se si të vaksinojë qytetarët apo mantelbardhët apo profesorët se sa të shkojmë drejt mbylljes”, është shprehur ai.

    E, duke folur pikërisht për masa ka thënë se është e papranueshme ato të merren sot për sot.

    “Është jo e dinjitetshme që sot për sot të merren masa për t’u mbyll turizmi, për t’u mbyll shërbimet tjera, për të marrë masa ndikojnë në jetën dhe depresionin të qytetarët kur ishin këta politikanë të gjithë pa asnjë dallim në kohë fushate ku marshuan në restorante, nëpër hotele gjatë fushatës, ndërsa ne sot kemi mbylljen”, ka deklaruar ai.

    Sa i përket paralajmërimit për protesta nga disa sektorë në rast se masat vazhdojnë edhe pas 18 prillit, Kurtishaj ka thënë se nuk i duan, por se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, pasi që janë për zgjidhje me dialog.

    “Protestat janë lajmëruar edhe nga gastronomet, ndërkaq kemi pas  edhe një protestë të transportuesve ku qëllimi ka qenë të sensibilizojmë qytetarët për humbjet që janë shkaktuar dhe ajo protestë është pezulluar përkohësisht për t’i dhënë mundësi Qeverisë për të skanuar gjendjen. Ne nuk duam që të kemi protesta, ne do të tentojmë që t’i shfrytëzojmë mundësitë tona të komunikimi me Qeverinë, por shpresoj që Qeveria do të gjejë mundësi për të ndërtuar dhe avancu këtë dialog, në mënyrë që pas 18 prillit këto masa të mos jenë në fuqi”, ka deklaruar kryetari Kurtishaj, për Front Online.

    Por, pavarësisht kësaj thotë se janë të obliguar që të zbatojnë vendimin e Qeverisë brenda kësaj periudhe kohore kur edhe janë përcaktuar masat./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1289744888088402

     

     

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.