×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Zymberi vdiq në krye të detyrës, por aksioni u ndërpre me urdhër të Thaçit

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar pjesëtarin e forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, me rastin e 9-vjetorit të rënies së tij në veri të Kosovës, duke thënë se ishte kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi ai i cili dha urdhrin që të ndërpritej ky aksion.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rendi e ligji nuk u vendosën në veri, por sipas tij, ‘pushtetarët asokohe vendosën të negociojnë dhe të integrojnë në institucione pikërisht strukturat përgjegjëse për vrasjen e Enver Zymberit’.

    Postimi i plotë:

    Para 9 vitesh humbi jetën në krye të detyrës pjesëtari i forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

    Enver Zymberi, i paharrueshëm për ne, është shembulli më domethënës i policëve tanë. Ata janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

    Me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit, heroi Enver Zymberi bashkë me shumë policë të tjerë morën pjesë në një aksion që synonte vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Republikës së Kosovës. Aty ai u vra në rrethana ende të pasqaruara nga organizatat kriminale që mbajnë peng qytetarët në atë pjesë të vendit tonë.

    Por ai aksion u ndërpre me urdhër të kryeministrit të atëhershëm (tani president në fund të mandatit të tij). Rendi e ligji nuk u vendosën atje, përkundrazi, e më pas pushtetarët asokohe vendosën të negociojnë dhe të integrojnë në institucione pikërisht strukturat përgjegjëse për vrasjen e Enver Zymberit.

    Gjatë këtyre 9 viteve përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë që kanë munguar tërësisht. Por Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, që sjell drejtësi edhe për Enver Zymberin. Atë drejtësi ia kemi borxh Kosovës, Republikës sonë dhe policëve të saj.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.