×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Zvicra duhet të shihet si një model për zhvillimin e Kosovës

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar shtetin zviceran me rastin e Dita Kombëtare të Zvicrës.

    Ai me këtë rast ka përkujtuar se Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë.

    “Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës ditën e saj kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot është Dita Kombëtare e Zvicrës, festë e cila kremtohet nga shumë zviceranë anembanë botës. Ata vetë e zgjodhën këtë datë, me një referendum, dhe e vendosën ta kenë si Festë Kombëtare në vitin 1994, duke dhënë shembullin për demokracinë direkte zvicerane, të famshme anembanë botës. Me gjithë dimensionin modern, data bart edhe peshën historike, ajo shënon themelimin e konfederatës 729 vite më parë, si një bashkim vullnetar popujsh e kantonesh.

    Përveçse Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. Shumica syresh janë nga Kosova e nga trojet e tjera që dikur sundoheshin nga Jugosllavia. Ata kanë nisur të shkojnë në Zvicër qysh në vitet ‘60, dhe kanë vazhduar të mërgojnë drejt atij vendi për shkak të diskriminimeve kombëtare, politike dhe ekonomike në vendlindjen e pushtuar. Zvicra ka qenë strehë e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur, dhe ka qenë bazë e rëndësishme e atdhetarizmit tonë. Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë.

    Shqiptarët janë integruar mirë në Zvicër, aq sa shpesh dëgjojmë të thuhet se kombëtarja e Zvicrës është ekipi i tretë më i mbështetur nga shqiptarët, pas Shqipërisë e Kosovës, për shkak të shqiptaro-zviceranëve që luajnë aty.

    Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës ditën e saj kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.