Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se e pranon planin franko-gjerman, por zëvendësi i tij deklaronte se ky plan mbështet qëndrimin e Serbisë

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që pati sot me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.

    Kurti thotë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani e të cilat do t’i adresojë në Bruksel.

    “Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar Kurti.

    Në takim me Lajçakun, Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. E pikërisht Bislimi ishte ai që një muaj më parë tha se plani franko-gjerman është më i favorshëm për Serbinë, shkruan Demokracia.com.

    Bislimi më 11 janar të këtij viti ka thënë se nëse bëhet një fokus në elementet “de jure”, atëherë i bie që propozimi frank-gjerman mbështet pozicionin e Serbisë se aktualisht s’ka kushtet për arritjen e njohjes reciproke.

    “E përsëris, nuk duhet t’i zbulojmë elementet e dokumenteve, por nëse fokusohemi në elementet “de jure”, atëherë mund të themi se dokumenti mbështet qëndrimin e Serbisë se aktualisht nuk ka kushte për njohje reciproke”, ka thënë Bislimi për Euronews i pyetur nëse brenda propozimit është dhe njohja reciproke.

    Ai tutje kishte thënë se palët janë marrë vesh që të mbajnë sekrete detaje të propozimit, megjithatë thotë se në momentin që do të ketë një lloj progresi atëherë publiku do të njoftohet për gjithçka.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë  se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë hisedarë Serbinë në Kosovë me...
    Lajme31 Mars 2023
    Drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri për Front Online  ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në...
    Lajme31 Mars 2023
    Më 18 mars të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Ohër. Ata...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Turqia ka miratuar më në fund kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave disamujore duke vazhduar...
    Lajme30 Mars 2023
    Një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, e që ka të bëjë me ankesën e dy deputetë nga radhët...
    Lajme30 Mars 2023
    Lideri i partisë joparlamentare Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se marrëveshja e Ohrit, e dakorduar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit...
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Punonjësit sanitar në Paris filluan që nga dje të kthehen në punë, kështu duke ndërprerë edhe grevën. Në pritje të ekipeve të...
    Lajme30 Mars 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha  se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi....
    Lajme30 Mars 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.