×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA, flasin për sistemin dual të arsimit

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci u takua sot me kryetarin e Fondacionit BESA, Anton Krasniqi dhe nënkryetarin e këtij fondacioni, Ilir Seferi.

    Ky takim vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet ministrisë së Arsimit, Shkencën, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Fondacionit BESA me seli në Gjermani, thuhet në një komunikatë për media.

    Gjatë tij, kryeministri Kurti u njoftua për sfidat aktuale, veprimet e ndërmarra në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe për hapat e mëtejmë drejt inicimit të arsimit dual në vend.

    Kryetari i fondacionit BESA, Anton Krasniqi e informoi kryeministrin për profilet potenciale që mund të përfshihen në kuadër të arsimit dual dhe për bashkëpunimin që ky fondacion ka arritur me odat dhe përfaqësitë e bizneseve në Kosovë.

    Në takim u diskutua për përgatitjet finale që institucionet po bëjnë për të filluar në shtator të këtij viti me pilotimin e tre profileve të para në kuadër të arsimit dual, atë të floktarit, kuzhinierit dhe asistentit në restorant. U theksua rëndësia e angazhimit të institucioneve në promovimin e këtyre profileve te nxënësit dhe bizneset si dhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, thuhet tutje në komunikatë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.