×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu.

    Bëhet e ditur se Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me UNDP-në, teksa Xu-në e njohu me rritjen ekonomike dhe sipas tij, shpërndarjen e barabartë të saj te të gjithë qytetarët pa dallim, sundimin e ligjit e luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Ai shtoi se arritjet dhe zhvillimin që po përjeton vendi, u dëshmuan edhe përmes rankimeve e matjeve ndërkombëtare. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga ana e UNDP- së edhe në programe që prekin transformimin digjital, transparencën dhe qeverisjen e mirë”.

    “U theksuan projektet zhvillimore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimi me UNDP në këtë aspekt. Kryeministri theksoi nxitjen e të bërit biznes përmes incentivave të Qeverisë, si dhe projektet infrastrukturore që do përkrahen në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030. Të njëjtat, theksoi Kryeministri, do ndihmojnë zhvillimin ekonomik në dobi të qytetarëve dhe do mund të fuqizohen më tutje përmes bashkëpunimit me UNDP-në”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa, nënsekretari Haoliang Xu, thuhet se ka vlerësuar reformat dhe angazhimin e qeverisë, teksa ka nënvizuar gatishmërinë e UNDP-së për të përkrahur iniciativat e qeverisjes së mirë dhe digjitalizimit të shërbimeve.

    “Duke theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Haoliang Xu për shkëmbimin dhe bisedën e frytshme, duke rikonfirmuar bashkëpunimin e thellë dhe produktiv me UNDP-në”, thuhet në njoftim.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit. Dugolli ka thënë se...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër, Bedri Hamza duke folur për të ardhmen e Dialogut. Hamza ka vlerësuar se Dialogu...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë ku është pritur nga familja...
    Lajme26 Shtator 2024
    Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës...
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gazetari Halil Mula njofton për takimin që u zhvillua sot mes Zëvendes-asistentit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Alexander Kasanof dhe komunitetit...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York e ka takuar edhe homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Kurti njoftoi se me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në selinë e kësaj partie ka pritur ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.