×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti sot në Sarajevë, Dodik nuk shprehet se është i lumtur

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë sot më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë më vonë do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

    Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga udhëheqësi i kësaj organizate, Adil Kullenoviq, i cili shtoi se kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në këtë konferencë.

    “Në këtë sesion do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale”, tha Kullenoviq për REL-in.

    E për këtë çështje është deklaruar edhe presidenti i Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

    Ai tha se gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë do të komplikohen ndjeshëm “nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti vjen në Sarajevë” dhe përsëriti se faktori serb në Bosnje dhe Hercegovinë nuk e lejon dhe nuk do ta lejojë njohjen e Kosovës.

    “BeH nuk e ka njohur Kosovën. Nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ajo zonë të hyjnë me letërnjoftim sepse kjo do të nënkuptonte njëfarë njohje të të ashtuquajturës Kosovë. Në këtë drejtim, kemi lajme se Kurti po arrin në Sarajevë. Dhe kur ne ndërhymë dhe thamë se do të ishte kapaku i problemeve serioze mes nesh në Bosnje-Hercegovinë, atëherë menduan ta ftojnë në një seancë me një organizatë joqeveritare. Prandaj, ata janë këmbëngulës që ta sjellin në Sarajevë dhe të provokojnë, e pastaj të na thonë se Serbia po bën diçka të gabuar, edhe pse respekton integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Dodiku.

    Ai theksoi se Serbia respekton integritetin territorial të BeH, por është e qartë se Sarajeva nuk e respekton integritetin e Serbisë.

    Shoqata “Krug 99” u ka dërguar ftesë personaliteteve dhe palëve të interesuara që të vijnë në seancën e zgjeruar të kësaj organizate joqeveritare, ku fjalën e hapjes do ta mbajë Albin Kurti, të cilin e quajtën “Shkëlqesia e tij – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kosovë”.

    Kryetari i “Krug 99”, Adil Kulenoviq, në ftesë për këtë manifestim, falënderoi veçanërisht mbështetjen e Komunitetit të Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë për mbajtjen e takimit, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në sallën e madhe të Bashkisë në Sarajevë.

    Nga Rubrika
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Të tjera
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.