×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Shqetësuese shifrat e ASK-së, në Kosovë jetohet keq

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se janë shqetësuese të gjeturat sociale sipas anketës të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ndërsa sipas tij në Kosovë jetohet keq.

    Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për 53.4% e ekonomive familjare janë barrë e rëndë shpenzimet për strehim dhe banim.

    Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

    Në Kosovë jetohet keq. Janë shqetësuese të gjeturat sociale sipas anketës të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Rezultatet janë për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në Kosovë në vitin 2018. E gjendja mund të jetë veçse e përkeqësuar që prej atëherë.

    – Për 53.4% e ekonomive familjare janë barrë e rëndë shpenzimet për strehim dhe banim;

    – Më shumë se çdo e pesta familje ka probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme, themele të lagështa, kornizat e dritareve dhe dysheme të kalbur;

    – 69.5% nuk mund ta përballojnë një javë pushimi larg shtëpisë;

    – 61.3% nuk mund ta përballojnë shujtën me mish, pulë dhe peshk çdo të dytën ditë;

    – 47.3% nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro;

    – 35.4% nuk kanë kompjuter;

    – 40.2% nuk janë në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate;

    – 61.3% e kanë barrë të rëndë kthimin e kredisë;

    – 78.3% kanë vështirësi në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale;

    – Më shumë se çdo e pesta familje në zonat urbane ka probleme me ndotje, papastërti dhe probleme të tjera mjedisore si: tymi, pluhuri, erëra të pakëndshme ose ujë të ndotur.

    Mjerimi social nuk është fatkeqësi natyrore. Qeveritë para nesh kishin prioritet pasurimin korruptiv për vete dhe liberalizimin e vizave për qytetarët. Qeveria sot është kot.

    Kemi mungesë të rrjetës sociale që siguron familjet në nevojë dhe kemi tepri të pandemisë që ka dalur nga kontrolli institucional.

    Nevojitet model i ri ekonomik i përqendruar te punësimi dhe mjedisi e i mbrojtur nga drejtësia dhe qeverisja e mirë. Pas zgjedhjeve të reja, nis zgjidhja e këtillë. Mbase zgjedhjet po orvaten t’i vonojnë ca, pikërisht pse të gjitha subjektet ua dinë rezultatin atyre”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Lajme18 Mars 2025
    Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë,...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç...
    Lajme18 Mars 2025
    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç një telegrami...
    Vip18 Mars 2025
    Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako. Këngëtarja e akuzoi se po e...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.