×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shmangi Sali Berishën në takimet me politikanët shqiptarë

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka takuar krerët e shtetit shqiptar. Gjatë takimeve të tij, Kurti njoftoi se përveç me krerët e institucioneve shtetërore, ka pasur takim edhe ish-presidentin Ilir Meta, por jo me ish-presidentin Sali Berisha.

    I pyetur pse kreu i Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha, ai është përgjigjur se është takuar me Ilir Metën pasi e kishte njoftuar më herët gjatë procesit të dialogut dhe kishte vendosur të njoftonte rreth procesit.

    “Unë kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe kam takuar edhe ish-presidentin Meta të cilin e kam njoftuar edhe më herët gjatë procesit të dialogut dhe kam konsideruar që është e nevojshme gjithashtu ta njoftojë atë ndonëse nuk është më president. Pra kam takuar institucionet shtetëore kësaj radhe.” – ka thënë Kurti për Report TV.

    Ai ka thënë se gjatë këtyre takimeve kishte theksuar 2 gjëra kryesore, që sipas tij janë suksesi dhe progresi demokratike e ekonomik i Kosovës.

    “Gjatë këtyre takimeve theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes tonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur. Në anën tjetër i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe ankesin e zbatimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi, dhe në hollësi me procesin e dialogut, por edhe me elementët përbërës të marrëveshjes që tani duhet të zbatohet”. – ka thënë Kurti.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.