×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Shiu nxori në pah dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se përballë forcave të natyrës njeriu është shpesh i vogël por megjithëkëtë thotë se uji ka nxjerrë në pah dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare.

    “Populli i Kosovës, këtë organizim funksional dhe këtë përkujdesje e mbrojtje, me të drejtë e kërkon dhe e pret nga shteti i vet. Por shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare. Asfaltit me të cilin partitë e vjetra duan të marrin vota, u rishfaq si të ishte një qilim i lagur. Rrugët u prishën prej shembjeve të dheut, e të gjithë pamë se shtresa e asfaltit ishte e hollë dhe mungonin bazamentet siç i kërkon standardi inxhinierik. Pyjet janë prerë pa kontroll e pa plan. Brigjet e lumenjve janë rrënuar nga eksploatimet e egra të zhavorit. Gurthyesit pranë rrugëve të asfaltuara kanë eliminuar mbrojtjen që ofrojnë kodrinat për shtigjet qarkulluese”, ka shkruar Kurti.

    Kurti derisa e quan alarmauese sitauatën e krijuar pas reshjeve të mëdha të vërshimeve, shtoi edhe se është për keqardhje se reshjet e shiut vërshuan shtëpinë e Ferdonije Qekrezit.

    Shkrimi i plotë i Kurtit:

    Është alarmuese situata në të cilën gjendet Kosova pas reshjeve të mëdha e vërshimeve që pasuan. Rrallë ka mbetur ndonjë vend ku nuk janë bllokuar e nuk kanë shpërthyer kanalizimet, ndërkohë që gjithë kompanitë rajonale të ujësjellësit po aplikojnë kufizime, sepse fabrikat e ujit nuk po mund ta përballojnë pastrimin e ujit të turbulluar prej vërshimeve.

    Mësova me keqardhje se edhe shtëpia muze e nënës Ferdonije Qerkezi është dëmtuar nga vërshimet, që kanë prekur gjithë Gjakovën. Gjilani, Drenasi, Ferizaji, Fushë-Kosova, Vushtrria, Klina, Malisheva, Lipjani, Prizreni e komuna tjera dhe disa vende në Prishtinë po ashtu janë vërshuar gjatë ditëve të fundit. Dëmtime kanë pasur shumë ferma bujqësore e blegtorale, por edhe katet e para, banesa e lokale tregtare nëpër qytete. Janë dëmtuar edhe automjete e prona të tjera të qytetarëve.

    Përballë forcave të natyrës njeriu është shpesh i vogël për t’u mbrojtur, e megjithatë, shtetet e organizuara mirë dallojnë prej të tjerave pikërisht sepse janë të përgatitur me dije e me struktura për të administruar me sa më pak kosto edhe probleme të tilla.

    Populli i Kosovës, këtë organizim funksional dhe këtë përkujdesje e mbrojtje, me të drejtë e kërkon dhe e pret nga shteti i vet.

    Por shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare. Asfaltit me të cilin partitë e vjetra duan të marrin vota, u rishfaq si të ishte një qilim i lagur. Rrugët u prishën prej shembjeve të dheut, e të gjithë pamë se shtresa e asfaltit ishte e hollë dhe mungonin bazamentet siç i kërkon standardi inxhinierik. Pyjet janë prerë pa kontroll e pa plan. Brigjet e lumenjve janë rrënuar nga eksploatimet e egra të zhavorit. Gurthyesit pranë rrugëve të asfaltuara kanë eliminuar mbrojtjen që ofrojnë kodrinat për shtigjet qarkulluese.

    Ne do të insistojmë që Prokuroria menjëherë të hap hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikqyrësit, por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe për konkurset. Është marre dhe është mëkat që me taksat e këtij populli të paguash çmimin shumë të shtrenjtë për rrugët krahasuar me rajonin, e në fund ato të jenë të cilësisë më të dobët.

    Të varfëruar prej shekullit të pushtimit, të plaçkitur prej politikave neoliberale të pasluftës, të dobësuar prej krizës ekonomike e prej izolimit, e në vitin e fundit të rënduar edhe prej pandemisë, tash edhe shirat e vërshimet, shtoju këtyre edhe korrupsionin, kjo është një barrë shumë e madhe për bashkëqytetarët tanë.

    Megjithatë, jemi optimistë sepse keqqeverisjen e krimin do t’i largojmë prej pushteti, e dalëngadalë do të punojmë së bashku me të gjithë ata që e duan punën e ndershme, që e respektojnë ligjin, që të forcohemi si vend. Puna dhe organizimi do t’i kthejnë gjërat kah e mbara.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që...
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.