×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e KiE, i flet për zhvillimet e fundit

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Kryeministri, Albin Kurti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti mirëpritën në ndërtesën e Qeverisë delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të udhëhequr nga deputetja Ingjerd Schou.

    Aty u diskutua për aplikimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Europës. Kryeministri ritheksoi dhe rikonfirmoi përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si vlera kryesore e Këshillit të Europës e të përbashkëta me Kosovën.

    Ai e njoftoi delegacionin nga Norvegjia me aktualitetin politik, zhvillimet e fundit, dhe punën e qeverisë. Diskutuan për përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe për progresin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në dy vitet e fundit që e kanë bërë aplikimin tonë të natyrshëm.

    Kurti falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2023
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bashkë me bashkëpuntoriët e tij ka ngushëllyer familjen e heroit më...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Kosovë,...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Gruaja e Stefan Nedeljkoviq njëri ka terroristët e vrarë ka folur për herë të parë pas ngjarjes së të dielës: Ajo tha...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk kanë bilanc të saktë mbi numrin e terroristëve të vrarë. “Bilanc...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Novarës në Itali, ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes. Bajram...
    Vip26 Shtator 2023
    Arjan Konomi është larguar nga ekranet këtë periudhë dhe aktualisht ndodhet me pushime duke vizituar shumë vende të botës, eksperiencë të cilën...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Sipas të dhënave, qeveria gjermane ka rënë dakord për një paketë masash për të mbështetur sektorin e vështirë të ndërtimit dhe strehimit....
    Sport26 Shtator 2023
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave nis sot, rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Dardanet do të ballafaqohen me Bullgarinë në udhëtim...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.