×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Pozicioni im për dialogun nuk ka ndryshuar pas takimit me Lajçakun

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    “Unë nuk mund ta bëj dialogun me Serbinë prioritetin e parë të Qeverisë së re”, tha Albin Kurti për mediumin serb në Kosovë, “Kosova Online” gjatë një vizite në Gjirokastër, si pjesë e fushatës elektorale të partisë së tij në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se për sa kohë që Lista Serbe ka 10 vende në parlament, Kosova nuk do të jetë në gjendje ta ndryshojë kushtetutën për t’u bashkuar një ditë me Shqipërinë.

    Kur u pyet nga korrespondenti i “Kosovo Online” nëse pozicioni i tij në lidhje me dialogun me Serbinë ndryshoi pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Kurti u përgjigj:

    “Sa i përket dialogut me Serbinë, rëndësia e këtij dialogu është në vendin e gjashtë ose të shtatë në opinionin publik. Unë thashë se po bëj një kompromis për ta sjellë atë në vendin e katërt. Por nuk mund ta bëj atë prioritetin e parë, sepse qytetarëve nuk u pëlqen, dhe pozicioni im nuk ka ndryshuar as pas takimit me Lajçak, kështu që dy prioritetet e para janë ende punësimi dhe drejtësia, prioritet është pandemia, dhe pas kësaj mund të ketë një dialog me Serbinë, i cili përndryshe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Në dialogun e deritanishëm, Kosova ka qenë më shumë temë sesa faktor. Në Qeverinë tonë, në dialogun me Serbinë, Kosova po bëhet faktor”, tha Kurti.

    Kurti ka thënë se ka marrë besimin e qytetarëve edhe për faktin se ka marrë përsipër edhe detyrimin për t’u përkushtuar ndaj ligjit për referendume.

    “Në Kosovë, ne kemi mungesë të ligjit për referendume. Një nga detyrimet që kemi marrë përsipër në fushatën zgjedhore është se ne jemi përkushtuar ndaj ligjit për referendume. Por ligji për referendume nuk është i mjaftueshëm. Fatkeqësisht, kur Kushtetuta e Kosovës ishte miratuar në qershor 2008, neni 1.3 thotë se ne nuk kemi të drejtë të bashkohemi me një shtet tjetër, ne duhet ta ndryshojmë atë një ditë, por nuk bëhet shpejt dhe lehtë, sepse na duhen edhe votat e dy të tretave të pakicave në Kuvend”, tha ai.

    “Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende kontrollohen nga Lista Serbe, gjë që tregon se ne nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën. Ne duam të ndryshojmë Kushtetutën një ditë, por duhet të respektojmë atë që është e vlefshme. Unë besoj se është e mundur të ndryshohet, që do të thotë se serbët në Kosovë nuk e mbështesin atë sepse ata e kanë prapa Beogradin dhe strukturat e tyre paralele në Kosovë. Ata duhet të kenë organizimin e duhur, por edhe lirinë për ta shprehur vullnetin dhe interesin e tyre. Prandaj, ndikimi që Serbia ka në Kosovë shprehet me presionin ndaj serbëve që ata të mos jenë të integruar në Kosovë dhe të kenë mundësinë për ta përmirësuar më tej Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Kurti.

    Ai tha se nuk duan referendum dhe bashkim në dëm të dikujt, ndërsa shtoi se atë nuk e dëshirojnë as me konflikte.

    “Ne nuk duam bashkim, referendum ose ndryshim të Kushtetutës në dëm të dikujt tjetër, por për interesat tona në mënyrë paqësore dhe demokratike, jo me konflikte, por natyrisht që gjithmonë kritikojmë dhe kundërshtojmë të gjitha kontradiktat që ekzistojnë në një dokument të tillë si Kushtetuta dhe ndonjëherë edhe në ligje”, tha Kurti.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.