×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për bashkimin kombëtar: Kushtetuta e Kosovës na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë sot në Lezhë bashkë me Ilaz Shehun që është kandidat për deputet nga Vetëvendosje në Shqipëri, Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shaip Kamberin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

    Kurti ka folur para gazetarëve duke thënë se në këtë vend është origjina e bashkimit shqiptar.

    “Jemi në këtë vend ku u mblodh Kuvendi I Lezhës e ku u varros heroi ynë kombëtar, e kemi këtu origjinën e bashkimit shqiptar. Politikëbërja duhet t’i kthehet patjetër Lezhës e besëlidhjes, në mënyrë që të dalim nga vështirësitë që i kanë shqiptarët kudo. Por, edhe të vendosemi në binarët e demokracisë e drejtësisë që nuk e lënë asnjëri mbrapa”, ka thënë ai.

    Lideri i LVV-së ka bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendohen drejt afrimit.

    “Pa dyshim që Shqipëria e Kosova si shtete si institucione duhet të bashkërendohen drejt afrimit, integrimit e bashkimit e do të thosha mbi të gjitha në fusha kryesore, në siguri, në energji dhe burime natyrore dhe politikës së jashtme”, tha tutje Kurti, teksa është pyetur nga mediat edhe për çështjen e bashkimit kombëtar.

    “Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.