×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për AFP-në: Barazia, pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

    Kurti tha se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.

    “Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për të mirë”, tha Kurti për AFP-në.

    “Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai.

    Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

    Kurti tha se do që ta ndryshojë drejtimin e bisedimeve. Ai tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

    “Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

    “Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

    Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit ka fituar rreth 47 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 13 për qind.

    Kurti, megjithatë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e...
    Sport25 Prill 2024
    Dje (e martë), drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë apo të afërt të tij ka sulmuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.