Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me U.D së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim është diskutuar për zgjedhjet e ardhshme.
Ai, ka thënë se nuk kanë folur për një datë të saktë, pasi që sipas tij së pari duhet të marrin aktgjykimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme. Na duhen që të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vie ai aktgjykim si palë që jemi në këtë çështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejtë”, shton Kurti./FrontOnline/

Të tjera
-
21:25 | 06 Mars 2021
-
21:15 | 06 Mars 2021
-
Vip/KulturaVdes nga kanceri nëna e Melinda Ademit21:15 | 06 Mars 2021
-
21:14 | 06 Mars 2021
-
20:57 | 06 Mars 2021
-
20:55 | 06 Mars 2021
-
20:47 | 06 Mars 2021
-
20:45 | 06 Mars 2021
-
20:44 | 06 Mars 2021
-
20:39 | 06 Mars 2021
-
20:36 | 06 Mars 2021
-
20:21 | 06 Mars 2021