[wp-story]

Lajme

Kurti: Nuk jam për taksën por reciprocitetin e plotë

Kurti: Nuk jam për taksën por reciprocitetin e plotë
21:37 | 04 Shtator 2019

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për kundërshtimin e planit Ahtisaari.

“Republika e Kosovës është edhe Republika e Ahtisaarit. Synojmë të kemi 2/3 e deputetëve serbë që do të na nevojiten, për punët e planet që kemi, dhe jo vetëm politike”, tha Kurti në Rubikon.

Kurti ka folur edhe për pikat e mundshme në bashkëpunim me LDK-në. Ka thënë, se jo të gjitha pikat i lidhin bashkë me këtë parti.

Kurti ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë.

“Ne i kemi thënë kryeministrit të kaluar mos ta heqë. Ne besojmë se reciprociteti i plotë ndërkombëtarë e politik është zgjidhja e duhur përpara. Nuk jam për tarifën, por reprocitetin e plotë, kjo është edhe më e fortë”, tha ai.

Kurti ka thënë se Qeveria në krye me të, do të jetë e para që do t’i jep prioritet minoritetit serb. “Ne do të provojmë t’ fuqizojmë, t’i ndihmojmë, sepse këta liderë serbë, përfaqësojnë popullin në Kosovë”, tha ai.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera