×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh Asociacionin, para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese do të kishte sjellur Republikë Srpska në Kosovë.

    I pari i qeverisë tha se ka disa ide që ende s’janë të elaboruara se si vetëmenaxhimi, jo që s’do të jetë vetëqeverisje, por do të jetë plotësisht në suazat e marrëveshjes kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

    “Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’. Asociacioni ndodhet brenda thesit dhe neni 10 thotë të zbatohen të gjitha marrëveshjet, që janë valide dhe të obligueshme”.

    “E kemi një rast të mirë, nuk kisha dashur të thellohem më tej. Marrëveshja e vitit 2013 i ka tri pjesë, dy i ka shkelur Serbia. Ajo e 2015-tës është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Kurti në Rubikon në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se s’ka teori që nenet 9 dhe 10 ta kalojnë Gjykatën e Strasburgut

    “Njëra thotë që komandanti i katër komunave në veri do të jetë serb dhe tjetra thotë që shumica në Gjykatën e Apelit do të jenë serbë, s’ka shanse”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, Kurti tha se Serbisë i kanë dështuar disa plane, ku sipas tij, “plani A” ka qenë që Asociacioni të jetë si parakusht i fillimeve të bisedimeve.

    “Plani B ka qenë që Asociacioni të vendoset në preambulë, ka rënë. Plani C ka qenë që të vendoset në nenin një apo dy, ka rënë. Plani D apo Ç, ka qenë që të jetë Asociacioni nen i veçantë.  Sot e ke planin franko-gjerman të shndërruar në marrëveshje midis neve, ku Asociacioni është njëri prej 39 marrëveshjeve në nenin 10. Kaq kam mundur të bëjë”, është shprehur Kurti,

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.