×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ngushëllon ambasadorin gjerman për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2021

    Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një telegrami ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të Misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjeneralit Klaus Reinhardt.

    Kurti vdekjen e gjeneralit Reinhardt e ka vlerësuar humbje jo vetëm për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe për popullin e Kosovës.

    “Roli dhe kontributi i gjeneralit Reinhardt në ruajtjen e paqes e sigurisë në vitet 1999-2001 është i pamohueshëm”, ka thënë ai.

    Në telegramin drejtuar ambasadorit të Gjermanisë Joern Rohde, Kurti ka rikujtuar periudhën e vështirë të pasluftës, kur gjenerali udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë misionin më të madh ushtarak të NATO-s prej 50 mijë trupash sa ishin të vendosura atëherë në Kosovë.

    Kryeministri ka thënë që gjenerali Reinhardt e kuptonte shumë mirë kontekstin historik e politik të Kosovës.

    Telegram ngushëllimi i kryeministrit Albin Kurti:

    I nderuar ambasador,

    Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt.

    Vdekja e tij është humbje jo vetëm për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, por edhe për popullin tonë, sepse gjenerali Reinhardt ishte afër nesh dhe na ndihmoi shumë në vitet e para dhe të rënda të pasluftës.

    Roli dhe kontributi i gjeneralit Reinhardt në ruajtjen e paqes e sigurisë në vitet 1999-2001 është i pamohueshëm.

    Gjenerali Reinhardt udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë misionin më të madh ushtarak të NATO-s prej 50 mijë trupash sa ishin të vendosura atëherë në Kosovë.

    Edhe pse ushtarak, gjenerali Reinhardt e kuptonte shumë mirë kontekstin historik e politik të Kosovës.

    Ai bashkëndjente me problemet e popullit që atëkohë përpiqej të rindërtonte jetën në shtëpitë e pronat e djegura dhe të shkatërruara nga forcat policore e ushtarake të Serbisë.

    Përveç ndihmës në rindërtimin e shtëpive e shkollave, gjenerali Reinhardt dha kontribut edhe në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve qeverisëse të Kosovës.

    Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të z. Reinhardt, ushtrisë gjermane dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

    Populli dhe shteti i Kosovës do t’i kujtojë përherë me respekt e mirënjohje angazhimin, kontributin dhe humanizmin e gjeneralit Reinhardt.

    Me nderime,

    Albin Kurti

    Kryeministër i Republikës së Kosovës

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.